Izraeli pretendon se ka goditur shtëpinë e liderit të Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli pretendon se ka goditur shtëpinë e liderit të Hamasit

    Insajderi
    16 November 2023 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpinë e Ismail Haniyeh në Gaza kreu i byrosë politike të Hamasit, sipas një njoftimi të  Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

    Haniyeh, i konsideruar si udhëheqësi i grupit militant, ka jetuar në Katar për disa vite. IDF tha se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbente si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit”.

    Ushtarët izraelitë gjithashtu shkatërruan një depo armësh të forcave detare të Hamasit, që përmbante pajisje zhytjeje, pajisje shpërthyese dhe armë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark