Izraeli pritet të miratojë marrëveshjen për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli pritet të miratojë marrëveshjen për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve

    Insajderi
    09 October 2025 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kabineti izraelit pritet të votojë brenda ditësh për marrëveshjen që do të sjellë armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Një zëdhënëse e qeverisë izraelite tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi 24 orë pas miratimit të kabinetit.

    Mbledhja e kabinetit dhe kabinetit të sigurisë do të mbahet të enjten në orën 15:00 BST, ku pritet të miratohet plani.

    Faza e parë e marrëveshjes, e nënshkruar më herët sot në Egjipt, përfshin: armëpushim të plotë,  lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi, lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli,  tërheqjen e trupave izraelite nga disa zona të Gazës, dhe hyrjen e qindra kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë.

    Izraeli ka bërë të ditur se lirimi i pengjeve do të fillojë brenda 72 orëve nga nisja e armëpushimit, shkruan BBC,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark