Izraeli me projektligj për ta hequr arabishten si gjuhë zyrtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli me projektligj për ta hequr arabishten si gjuhë zyrtare

    Insajderi
    07 May 2017 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Ministror për Legjislacion i Izraelit është duke e çuar përpara një projektligj që e degradon arabishten si gjuhë zyrtare të vendit, duke e lënë vetëm gjuhën hebraike gjuhë nacionale.

    Ky Komitet votoi të dielën për ta prezantuar projektligjin kontrovers për një shtet izraelit i cili thekson se “e drejta për të realizuar vetëvendosje në Shtetin e Izraelit i takon vetëm popullit hebre” shkruan mediumi izraelit Haaretz.

    Ky projektligj duhet t’i kalojë disa runde të legjislacionit në Parlament në mënyrë që të bëhet ligj.

    Kritikët thonë se nëse aprovohet, atëherë do ta dobësojë Izraelin si shtet hebre edhe demokratik duke cenuar të drejtat e minoriteteve të vendit.

    Momentalisht, edhe gjuha hebraike edhe arabishtja janë gjuhë nacionale të Izraelit.

    Por, projektligji thekson se gjuha hebraike do të jetë gjuha e vetme nacionale dhe se arabishtja do të degradohen edhe pse do t’i jepet një status special.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark