Izraeli publikon disa pamje, thotë se tregojnë sulmuesin e Hamasit duke ekzekutuar një grua – në festivalin e mbajtur më 7 tetor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli publikon disa pamje, thotë se tregojnë sulmuesin e Hamasit duke ekzekutuar një grua – në festivalin e mbajtur më 7 tetor

    Insajderi
    21 November 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli publikoi të hënën disa pamje të kamerave të sigurisë nga festivali i mbajtur me 7 tetor, të cilat thuhet se tregojnë persona të armatosur nga Hamasi duke dëbuar pjesëmarrësit dhe ekzekutuar një prej tyre.

    Mediat raportojnë se Izraeli po kërkon të shmangë kritikat ndërkombëtare për reagimin e tij ndaj sulmeve të Hamasit.

    Por pavarësisht thirrjeve në rritje për armëpushim, Izraeli ka deklaruar se do të vazhdojë me fushatën e tij shkatërruese derisa Hamasi të zhduket, përcjell Telegrafi.

    Ndërkohë disa pamje të shpërndara thuhet se tregojnë persona duke vrapuar, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin festivalit që u shndërrua në masakër.

    Në fund të videos, një nga gratë e ndjekura identiteti i së cilës nuk dihet, ulet në tokë, dhe personi i armatosur pranë saj ngre pushkën dhe e qëllon.

    Vendndodhja e pamjeve u verifikua nga Reuters, duke u bazuar në shtrirjen e rrugës, pemët dhe ndërtesën afër e cila përputhej me imazhet satelitore të zonës.

    Ndryshe, presioni mbi Izraelin po rritet për të rënë dakord për një armëpushim ndërkohë që qeveria e drejtuar nga Hamasi, ka deklaruar se janë vrarë të paktën 13,300 njerëz, duke përfshirë 5,600 fëmijë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark