Izraeli pretendon se ka goditur rreth 200 objektiva të militantëve të Hamasit në Gaza.
E gjithë kjo pas një marrëveshje njëjavore të armëpushimit, e cila skadoi sot herët në mëngjes.
Forcat e mbrojtjes izraelite kanë publikuar një video, e cila shfaq një numër shpërthimesh në Khan Younis.
The Israeli military has released footage which it said shows strikes on Hamas positions in the Gaza Strip.
— Sky News (@SkyNews) December 1, 2023
It comes as Israel's war with Hamas resumed, after the expiry of a week-long truce.
Latest updates: https://t.co/hqmY0zCIlw pic.twitter.com/LDDCzgFyxC
Numri i palestinezëve të vrarë gjatë ditës së sotme ka arritur në 109, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.
Theksojmë se SHBA-ja dhe Izraeli kanë akuzuar palestinezët se kanë prishur armëpushimin gjatë ditës së djeshme pas vrasjes së disa izraelitëve në Jerusalem.
Në përgjithësi, 83 izraelitë, përfshirë persona me shtetësi të dyfishtë, u liruan gjatë armëpushimit. Edhe 24 pengje të tjerë – 23 tajlandezë dhe një filipinas – u liruan, përfshirë edhe disa burra.
Sa i përket 240 palestinezëve të liruar, shumica e tyre ishin adoleshentë që kishin hedhur gurë drejt forcave izraelite gjatë përleshjeve me ta. Po ashtu janë liruar edhe disa gra që ishin dënuar për tentim-sulme ndaj ushtarëve.