Izraeli publikon pamjet e bombardimit të objektivave të Hezbollahut në Liban – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli publikon pamjet e bombardimit të objektivave të Hezbollahut në Liban

    Insajderi
    04 November 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë sulmuar objektivat e Hezbollahut në formë përgjigjeje pas të shtënave që erdhën sot nga Libani.

    Ai publikoi pamjet që duket se tregojnë sulmet në pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor.

    Sulmet ajrore u kryen “në të njëjtën kohë me sulmet tokësore duke përdorur zjarr artilerie dhe tanke”, tha forcat ajrore.

    Ai tha se “infrastrukturat terroriste, magazinat e raketave dhe komplekset” të përdorura nga Hezbollahu ishin ndër objektivat.

    Tymi i zi mund të shihet duke dalë nga fshati libanez Aita al Shaab – një nga më të goditurit nga bombardimet izraelite.

    Ndryshe, Hezbollahu ka njoftuar se për momentin nuk do të merr pjesë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në rripin e Gazës. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark