
Shërbimi sekret i Izraelit, Mossad, ka publikuar pamje që tregojnë përgatitjen dhe realizimin e një sulmi preciz ndaj objektivave iraniane, i cili thuhet se ka rezultuar me vrasjen e të paktën tre gjeneralëve të lartë të ushtrisë së Iranit.
Sipas pamjeve të shpërndara nga Mossad, dy agjentë izraelitë, të vendosur brenda territorit iranian, shihen duke komanduar operacionin e sotëm ushtarak, i cili mendohet të ketë qenë një ndër më të sofistikuarit në dekadat e fundit.
CRAZY footage: Mossad operatives inside Iran deploying precision strike systems to destroy Iranian air defenses. pic.twitter.com/DIbAFaBnWx
— Clash Report (@clashreport) June 13, 2025
Burime të afërta me shërbimet izraelite të inteligjencës kanë bërë të ditur se Tel Avivi kishte ndërtuar në mënyrë sekrete një bazë të dronëve brenda territorit iranian, nga ku është realizuar sulmi ndaj disa objektivave të ndjeshme.