Izraeli rrethon shtëpinë e liderit të Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli rrethon shtëpinë e liderit të Hamasit

    Insajderi
    06 December 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vijon të jetë e ashpër përballja mes ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit në Gaza, e cila është zhvendosur më në jug, në rajonin e Khan Younis.

    Sipas mediave izraelite, trupat ushtarake tashmë kanë rrethuar banesën e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, e cila cilësohet si një ndër bazat e militantëve.

    “Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot kanë rrethuar shtëpinë e Sinwar. Shtëpia e tij mund të mos jetë baza e tij kryesore dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta kapim”, tha kryeministri Netanyahu.

    Yahya Sinwar besohet se është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit, ndërsa për momentin konsiderohet personi më i kërkuari i Izraelit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark