Izraeli ka shtuar sulmet në Gaza duke lënë kështu dhjetëra palestinezë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.
Këto sulme vijën përpara armëpushimit që fillon të zbatohet të premten.
Avionët luftarakë të Izraelit goditën lagjen Sheikh Nasser në lindje të Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Në mesin e të plagosurve është një fotoreporter, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën 10 të tjerë u vranë kur forcat izraelite sulmuan një shtëpi banimi në lagjen Sheikh Radwan në Gazën veriore.
Sulme të tjera janë raportuar gjithashtu në kampin e refugjatëve al-Nuseirat në Gazën qendrore.
Sulmet ajrore izraelite goditën gjithashtu:
Të paktën 11 ndërtesa banimi në lagjen Zeitoun.
Qytetin Bani Suhaila në lindje të Khan Younis.
Të paktën 4 shtëpi në lagjet al-Daraj dhe al-Tufah në qytetin e Gazës.
Të paktën 9 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Jabalia, në Beit Lahia dhe Beit Hanoun.