Izraeli sulme me dron, thotë se ka vrarë komandantin e Hezbollahut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli sulme me dron, thotë se ka vrarë komandantin e Hezbollahut

    Insajderi
    17 August 2024 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite (IDF) ka kryer sulme me dron në Libanin jugor, teksa deklaroi se ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Hussein Ibrahim Kassab.

    Hussein Ibrahim Kassab u vra teksa ngiste një motoçikletë pranë qytetit bregdetar të Tirit.

    IDF publikoi pamjet e sulmit në rrjetet sociale.

    Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.

    Si pasojë e dhunës ndërkufitare, në Liban janë vrarë 579 persona, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 121 civilë, sipas të dhënave të agjencisë AFP. Ndërkaq, në Izrael, përfshirë në Lartësitë e Golanit, janë vrarë 22 ushtarë dhe 26 civilë, sipas të dhënave të ushtrisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark