Izraeli sulmoi aeroportin ku ndodhej shefi i OBSH-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli sulmoi aeroportin ku ndodhej shefi i OBSH-së

    Insajderi
    26 December 2024 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ishte në aeroportin e Sanaas së Jemenit gjatë sulmit izraelit, raporton BBC.

    Ghebreyesus ka lajmëruar se ai dhe kolegët janë të sigurt.

    Në sulmet në Sanaa dhe Hudaydah vdiqën tre persona dhe u plagosën 11 të tjerë. Drejtori ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

    Mohammed Ali al-Houthi, lideri i komitetit suprem revolucionar të grupit, i ka quajtur sulmet barbare dhe agresive.

    Ai tha gjithashtu se përballjet me “arrogancën amerikane dhe izraelite” do të vazhdojnë derisa të ndalet konflikti në Gaza.

    E kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë boshtin e ligë iranian derisa ta shkatërrojë.

    Mediat izraelite raportojnë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore, në përgatitje për hakmarrje të mundshme nga rebelët Houthi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark