Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit, dalin pamjet e sulmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit, dalin pamjet e sulmit

    Insajderi
    24 August 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmet izraelite goditën kryeqytetin jemenas Sanaa të dielën në shenjë hakmarrjeje për raketat e Houthëve të lëshuara drejt Izraelit, me mediat e grupit Houthi që thanë se sulmi vrau të paktën dy persona dhe plagosi pesë.

    Sulmet janë të fundit në më shumë se një vit sulmesh dhe kundërsulmesh të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe militantëve Houthi në Jemen, pjesë e një vazhdimësie nga lufta në Gaza.

    Ushtria izraelite tha se objektivat përfshinin një kompleks ushtarak që strehonte pallatin presidencial, dy termocentrale dhe një vend për ruajtjen e karburantit.

    Agjencia e lajmeve Saba e kontrolluar nga Houth-ët theksoi se sulmet vranë të paktën dy persona dhe plagosën pesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark