Izraeli sulmon pozicionet e Hezbollahut në Liban – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli sulmon pozicionet e Hezbollahut në Liban

    Insajderi
    22 October 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli kreu sulme në pozicionet e grupit Hezbollah në Liban, sipas pamjeve të publikuara në rrjetin social X.

    Videoja e publikuar nga Nexta tregon momentin kur ndodh sulmi, derisa një pjesë ishte kapluar nga zjarr.

    Izraeli dhe Hezbollahu kanë luftuar pothuajse çdo ditë që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas nisi një sulm me raketa drejt Tel Avivit dhe gjithashtu mobilizoi trupat për të kryer sulme në disa komunitete në jug të Izraelit.

    Derisa forcat izraelite synojnë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, shumë në rajon kanë frikës se luftimet me Hezbollahun, një aleat i Hamasit, mund të përshkallëzohen gjithashtu në një luftë që do të përfshijë edhe Libanin, transmeton Telegrafi.

    Kjo do të bënte që Izraeli të luftonte në dy fronte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark