“Izraeli të lejojë ndihmën”, ministrat e 24 vendeve: Duhet veprim urgjent - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Izraeli të lejojë ndihmën”, ministrat e 24 vendeve: Duhet veprim urgjent

    Insajderi
    12 August 2025 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Britania, Japonia, Kanadaja dhe Australia dhe shtete të tjera, në një deklaratë të përbashkët dënuan kriza humanitare në Gaza.

    “Një zi buke po zhvillohet para syve tanë. Nevojiten veprime urgjente tani për të ndaluar dhe përmbysur zinë e bukës”, thanë ministrat e jashtëm të 24 vendeve që nënshkruan deklaratën e përbashkët, e cila u publikua nga Britania.

    Në një deklaratë të përbashkët nënvizuan se kriza ka arritur në nivele të paimagjinueshme dhe gjithashtu i bënë thirrje Izraelit të lejojë ndihmën në Palestinë.

    ” Vuajtjet në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme. Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite që të lejojë të gjitha organizatat ndërkombëtare joqeveritare të shpërndajnë ndihma dhe të zhbllokojë agjencitë kryesore humanitare që të veprojnë”, thuhet në deklaratë./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark