Izraeli tërhiqet nga UNESCO, kërkon hise në xhaminë e shenjtë - Insajderi
×
Kulturë

Izraeli tërhiqet nga UNESCO, kërkon hise në xhaminë e shenjtë

Insajderi
23 December 2017 - 10:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Benjamin Netanjahu udhëzoi të premten të dërguarin e posaçëm të Izraelit në Organizatën Edukative, Shkencore dhe Kulturore të OKB (UNESCO) për të njoftuar zyrtarisht tërheqjen e saj nga organizata.

Sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, Netanyahu kërkoi nga Carmel Shama-Hacohen të dorëzojë një letër zyrtare të tërheqjes deri në fund të vitit.

Masa e Izraelit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara më 12 tetor njoftuan UNESCO’n se do të dilte nga grupi, duke cituar “paragjykimet anti-izraelite” dhe arsyet financiare.

Në vitin 2016, UNESCO zyrtarisht miratoi një rezolutë që mohonte një lidhje hebraike në kompleksin Xhamia Al-Aqsa të Jerusalemit (Haram al-Sharif).

UNESCO u formua pas Luftës së Dytë Botërore, që synon përmirësimin e rrjedhës së informacionit nëpër kultura dhe është i njohur në të gjithë globin për programin e Trashëgimisë Botërore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark