
Ushtria izraelite ka njoftuar se komandanti i lartë ushtarak iranian, Ali Shadmani, është vrarë gjatë një sulmi ajror të ndërmarrë mbrëmë në kryeqytetin iranian, Teheran, raporton BBC, përcjell Insajderi.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Shadmani ishte në krye të selisë që koordinon operacionet e përbashkëta ushtarake midis Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ushtrisë së rregullt të Iranit.
Ai mori këtë detyrë pas vrasjes së paraardhësit të tij, Gholamali Rashid, gjatë një tjetër sulmi izraelit javën e kaluar.
Derisa autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar ende vdekjen e Shadmanit, raportimi i IDF-së vjen në kohën kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë në rritje të vazhdueshme dhe përshkallëzim të rrezikshëm.
Deri më tani, mediat shtetërore iraniane nuk kanë publikuar ndonjë reagim zyrtar.