Izraeli u kërkon banorëve në Teheran të largohen menjëherë: Do godasim infrastrukurën ushtarake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli u kërkon banorëve në Teheran të largohen menjëherë: Do godasim infrastrukurën ushtarake

    Insajderi
    16 June 2025 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent duke u kërkuar njerëzve të largohen “menjëherë” nga një zonë e gjerë e Teheranit.

    Në paralajmërim, ushtria izraelite u tha iranianëve që në orët në vijim do ta sulmojnë infrastrukturën ushtarake të Iranit.

    “Në orët në vijim, IDF do të veprojë në këtë zonë, ashtu siç ka bërë ditët e fundit në mbarë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian,” shkruan zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, në platformën X, shkruan BBC.

    Ai ka bashkangjitur një hartë me paralajmërimin, duke treguar se banorët në pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona.

    “Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, u tha në fund të paralajmërimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark