Tre turistë izraelit janë vrarë në sulmin kamikaz të 19 marsit në Stamboll, e cila bëri që agjencia kundër-terrorizëm në zyrën e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, të rrisë në “nivel 3” paralajmërimet për rrezik të udhëtimit në Turqi.
Të hënën e njëjta zyrë e kishte ngritur në “nivel 2” rrezikun që Turqia ka nga terroristët, duke e quajtur shtetin turk si “rrezik konkret” prej sulmeve të grupeve terroriste.
Në njoftim thuhet që izraelitet duhet të mënjanojnë udhëtimin në Turqi, ndërsa ata që janë atje të largohen “sa më shpejtë që është e mundur”. /Insajderi