Izraeli vazhdon politikën e "arrestit shtëpiak" për fëmijët palestinezë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli vazhdon politikën e “arrestit shtëpiak” për fëmijët palestinezë

    Insajderi
    29 June 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një vit autoritet izraelite kanë lënë në arrest shtëpie 65 fëmijë palestinezë, raporton Anadolu Agency.

    Kryetari i delegacionit për pengjet pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Isa Karaki vizitoi dy fëmijë, vajza palestineze në Ramon i cili ndodhet në afërsi të Ramallahut. Në një deklaratë pas vizitës Karaki tha se 65 fëmijë izraelitë janë lënë në “arrest shtëpie” nga autoritetet izraelite.

    Karaki ka theksuar se Izraeli shkel vendimet ndërkombëtare dhe ato të OKB-së duke vazhduar të burgosë fëmijë palestinezë. Ai ka theksuar se 12 fëmijë palestinezë janë dënuar pa gjyq duke u cilësuar si “të arrestuar administrativë”.

    Sipas statistikave zyrtare të Palestinës, në burgjet e Izraelit ndodhen 300 fëmijë dhe në total 7 mijë palestinezë, transmeton Insajderi.

    Izraeli në përgjithësi arreston fëmijët dhe i dënon ato me “arrest shtëpiak” me pretendimin ”se hedhin gurë ndaj kolonëve izraelitë dhe forcave izraelite”. Fëmijët në fjalë nuk lejohen të dalin jashtë vetëm kur shkojnë nën shoqërimin e prindërve tek mjeku. Kjo gjë ndikon negativisht në arsimimin e tyre. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark