Sulmet ajrore izraelite dëmtuan dy xhami në qytetin Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të xhamive të shkatërruara plotësisht në 59 sosh.
“Aeroplanët izraelitë të okupimit bombarduan dhe shkatërruan plotësisht xhamitë Khalid bin al-Walid dhe Al-Ikhlas në Khan Yunis”, njoftuan autoritetet palestineze.
Në rrjetet sociale është shfaqur edhe një video nga momenti i goditjes së kësaj xhamie.
Ikrami al-Mudallal, zëdhënës i Ministrisë së Fondacioneve në Rripin e Gazës, shtoi se Izraeli synoi gjithashtu një xhami të tretë në Gaza, Xhaminë Al-Sahwa, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të xhamive të shkatërruara plotësisht në 59.
“Numri i xhamive të shkatërruara plotësisht është rritur në 59, me shkallë të ndryshme dëmtimi në 136 xhami dhe tre kisha, që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Gazës”, tha al-Mudallal.
Khalid bin al-Walid Mosque reduced to rubble following #Israeli shelling in Khan Yunis
Since October 7, 59 mosques in #Gaza were completely destroyed, and 136 mosques partially damaged, according to media#KhanYunis #Mosque pic.twitter.com/nGjcMq4zJi— Viory (@Vioryvideo) November 9, 2023
Synimi i objekteve civile si vendet e kultit është shkelje e rregullave të luftës.
Izraeli pretendon se luftëtarët e Hamasit fshihen brenda dhe përreth këtyre vendeve. /Telegrafi/