Izraeli vret 27 palestinezë, civilët u goditën nga sulmi ajror në qendrën e ndarjes se ndihmave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli vret 27 palestinezë, civilët u goditën nga sulmi ajror në qendrën e ndarjes se ndihmave

    Insajderi
    03 June 2025 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 27 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite pranë një qendër të shpërndarjes së ndihmave në pjesën jugore të Gazës këtë të martë.

    Ushtria izraelite tha se forcat e saj hapën zjarr ndaj një grupi individësh që kishin devijuar nga rrugët e caktuara afër qendrës humanitare, në Rafah ndërsa shtoi se ende po hetonte çfarë kishte ndodhur.

    Vdekjet ndodhën disa orë pasi Izraeli njoftoi se tre ushtarë izraelit ishin vrarë në luftime në pjesën veriore të Gazës, gjatë ofensivës kundër militantëve të Hamasit, raporton Sky News.

    Kjo është dita e tretë radhazi e incidenteve të ngjashme ndërsa Izraeli po përpiqet të imponojë një regjim të ri të shpërndarjes së ndihmave në gazë.

    Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga SHBA-ja, hapi javën e kaluar qendrat e para të shpërndarjes së ndihmave me qëllim lehtësimin e krizës së urisë mes popullsisë të rraskapitur nga lufta.

    Plani i ndihmave i këtij fondacioni, i cili anashkalon organizatat tradicionale humanitare, është kritikuar ashpër nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të njohura humanitare që thonë se ai nuk ndjek parimet humanitare.

    Të dielën, zyrtarë palestinezë dhe ndërkombëtarë raportuan se të paktën 31 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Të hënën tre palestinezë të tjerë u vranë gjithashtu nga zjarri izraelit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark