Izraeli ia vret edhe një komandant të lartë Iranit, ishte i sanksionuar nga SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli ia vret edhe një komandant të lartë Iranit, ishte i sanksionuar nga SHBA

    Insajderi
    21 June 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka “eliminuar” Saeed Izadi-n, komandant iranian në Forcën elitare Kudët të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

    Në një deklaratë të shtunën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se forcat e tyre ajrore shënjestruan dhe vranë Izadin “në një vendstrehim në zemër të Iranit, pas një përpjekjeje të zgjatur për mbledhjen e inteligjencës”, raporton CNN.

    “Izadi ishte përgjegjës për koordinimin ushtarak midis komandantëve të lartë të IRGC-së dhe regjimit iranian me figura kyçe në organizatën terroriste Hamas”, tha IDF, përcjell Insajderi.

    Izadi është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, është kreu i degës së Forcës Kudët në Palestinë.

    Media shtetërore iraniane raportoi më herët të shtunën se një sulm ndaj një ndërtese banimi në qytetin qendror iranian të Qom vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë.

    Forca e Kudëve (Jerusalem) është një degë e IRGC-së përgjegjëse për operacionet jashtë Iranit dhe është e ngarkuar me koordinimin me grupet militante aleate si Hezbollahu dhe Hamasi.

    Që nga 7 tetori, zyrtarët e qeverisë izraelite janë përpjekur të theksojnë lidhjet e Hamasit me Iranin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark