Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

    Insajderi
    15 June 2025 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në sulmet ajrore izraelite, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnin.

    Sipas agjencisë, Mohammad Kazemi, kreu i Organizatës së Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), drejtoi njërën nga dy agjencitë kryesore të inteligjencës në vend.

    Izraeli ka synuar bazat e Iranit dhe shkencëtarët bërthamorë. Përcet dy viktimave të tanishme, Tel Avivi ka ekzekutuar edhe 14 shkencëtarë të tjerë bërthamorë, përcjell tch.

    Disa prej këtyre janë: Fereydoon Abbasi, inxhinier bërthamor; Mohammad Mehdi Tehranchi, fizikant; Akbar Motalebi Zadeh, inxhinier kimik; Saeed Barji, inxhinier materialesh; Amir Hassan Fakhahi, fizikant; Abd al-Hamid Minousehr, fizikant reaktori; Mansour Asgari, fizikant; Ahmad Reza Zolfaghari Daryani, inxhinier bërthamor; dhe Ali Bakhouei Katirimi, inxhinier.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark