Ja çfarë kuptimi ka emri i vajzës së Rihannës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ja çfarë kuptimi ka emri i vajzës së Rihannës

    Insajderi
    28 September 2025 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 24 shtator, Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky konfirmuan ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë: një vajzë, të cilës i vunë emrin Rocki Irish Mayers.

    Vogëlushja lindi më 13 shtator dhe emri i saj është pjesë e një tradite të veçantë familjare që të gjithë anëtarët të kenë emra që fillojnë me shkronjën R. Një rregull që tashmë përfshin edhe fëmijët më të mëdhenj të çiftit: RZA (3 vjeç), i emëruar sipas reperit legjendar të Wu-Tang Clan, dhe Riot Rose (2 vjeç), emri i të cilit është frymëzuar nga një këngë e A$AP Rocky.

    Emri Rocki është një homazh i qartë për babain e saj, një variant i emrit Rocky, ndërkohë që emri i tij ligjor është Rakim Mayers.

    Zgjedhja e emrit Rocki nuk është e rastësishme, por pasqyron një trend gjithnjë e më popullor në emërtimin e fëmijëve: emra të frymëzuar nga gjyshërit.

    Sipas ekspertes, Colleen Slagen, kjo praktikë është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Ajo lidhet me rritjen e popullaritetit të emrave neutralë ndaj gjinisë, por edhe me tendencën për të përdorur emra tradicionalisht “djemsh” për vajzat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark