Cana: Do doja që Shaqiri e Xhaka të luanin me Shqipërinë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Cana: Do doja që Shaqiri e Xhaka të luanin me Shqipërinë

    Insajderi
    05 June 2016 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lorik Cana mendon se askush nuk ka të drejtë të kritikojë futbollistë shqiptarë që kanë zgjedhur të luajnë për Zvicrën. Përkundrazi, në një intervistë të gjatë të dhënë për “Grenchner Tagblatt”, ai i ka falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë për shqiptarët.

    Gjatë rrëfimit të tij, Cana ka folur për shumë tema të ndryshme si pjesëmarrjen në Europian, patriotizmin në kombëtare, duelin mes dy vëllezërve Xhaka, apo edhe se si bëri realitet objektivin që i kishte vënë vetes kur kishte qenë 13 vjeç.

    Ai ka thënë se do të kishte dashur që futbollistët shqiptarë të Zvicrës të luanin për Shqipërinë, por kapiteni i kuqezinjve po ashtu thotë se “askush nuk thotë ndonjë fjalë të keqe për ta”.

    “Nuk i kam kritikuar, unë vetëm kam thënë se do të ishte e bukur nga pikëpamja sportive që këta futbollistë të luanin për Shqipërinë. Bashkë me ta, ne do të ishim shumë më të fortë. Por askush brenda ekipit tonë nuk e thotë një fjalë të keqe për ta. Unë për vete u jam mirënjohës”, tha kapiteni i Shqipërisë, njofton Insajderi.

    Cana u është mirënjohës Xhakës, Shaqirit e Behramit duke thënë se ata kanë bërë shumë për shqiptarët.

    Ata kanë bërë diçka shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe sidomos për shqiptarët në Zvicër, ku shumë prej tyre iu dha një shans i dytë në jetë. Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët, tani në emër të shumë shqiptarëve, nëpërmjet futbollit, po falënderojnë Zvicrën duke i kthyer asaj diçka mbrapsht. Por edhe ata janë shqiptarë si ne, janë vëllezërit tanë”, deklaroi Cana.

    Shqipëria dhe Zvicra do të përballen me njëra tjetrën më 11 qershor në stadiumin “Stade Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark