Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, shkruan Insajderi.
Mbledhja është paraparë të nis nga ora 10:00.
Në këtë mbledhje do të diskutohen 14 pika, sipas rendit të ditës.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 (ZKM).
Poashtu, në Qeveri sot do të shqyrtohet Projekt-udhëzimi Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe hapësirave tjera të ngjashme (MPB).