×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ja deri në çfarë pike kanë arritur robotët të zëvendësojnë njerëzit

    Insajderi
    12 March 2019 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është krijuar roboti i parë i cili është dizajnuar për të kryer intervista të punës nga rekrutuesit suedezë, shkruan Insajderi.

    Emri i saj është Tengai. Ajo është 41 cm dhe peshon 3.5 kilogram.

    Ajo ka një fytyrë paksa të verdhë dhe ka aftësinë të lëvizë sytë dhe të buzëqesh gjersa i interviston kandidatët për  një punë të caktuar.

    Tengai është fryt i Furhat Robotics, një kompani e robotikës dhe inteligjencës artificiale në Stokholm.

    Kompania ka shpenzuar vite për të ndërtuar robotin i cili është në gjendje të imitoj mimikat e njerëzve.

    “Zakonisht merr vetëm 7 sekonda që dikush të krijoj përshtypjen e parë për një person, dhe 15 minuta që dikush të marr një vendim”- ka thënë Elin Oberg Martenzon, shefja e zyrës në këtë kompani.

    Paragjykimet e pavetëdijshme përfshijnë marrjen e supozimeve në lidhje me kompetencën e dikujt në bazë të gjinisë, etnisë, zërit, arsimit, pamjes ose si rezultat i bisedave joformale para ose pas një interviste.

    Tengai, përkundrazi, nuk angazhohet në biseda të vogla para intervistës dhe paraqet të gjitha pyetjet në mënyrë identike, në të njëjtin ton, dhe zakonisht, në të njëjtën mënyrë.

    Kjo mendohet të krijojë një intervistë më të drejtë dhe më objektive.

    Pastaj rekrutuesit apo menaxherët marrin transkriptuat e secilës intervistë dhe sipas përgjigjeve të marra arrijnë të përzgjedhin kandidatin e duhur.

    Pas testimeve të shumta, roboti do të filloj të intervistoj kandidatët në fund të muajit maj./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark