Papunësia në shtetet e Bashkimit Evropian të cilat valutë zyrtare e kanë euron ka rënë në nivelet më të ulëta prej korrikut të vitit 2011, ka bërë të ditur zyra e statistikave të Bashkimit Evropian ‘Eurostat’.
Sipas këtyre të dhënave, papunësia në majin e këtij viti në zonën e BE-së që e përdorë euron ka qenë 10.1 për qind, që është gati për 10 për qind më pak sesa në majin e vitit të kaluar.
“Ky është niveli më i ulët (i papunësisë) i regjistruar në zonën e euros prej korrikut 2011”, thuhet në njoftimin e dërguar sot nga ‘Eurostat’-i.
Papunësia ka shënuar rënie edhe në tërë Bashkimin Evropian, shkruan REL.
Shifra mesatare e papunësisë për muajin maj të këtij viti, derisa në majin e vitit 2015 është 8.6 për qind, kurse papunësia mesatare e 28 shteteve anëtare të BE-së ka qenë 9.6 për qind.
Shifra të tilla të papunësisë nuk janë shënuar në BE prej marsit të vitit 2009, thuhet më tej në njoftimin e ‘Eurostat’-it.