Google duhet të ndalojë dhënien e stimujve financiar ndaj prodhuesve të telefonëve në mënyrë që të instalojnë aplikacionet e kompanisë në paisjet e tyre ose të ballafaqohet me një saksion të ashpër nga Autoritetet Europiane raportoi agjensia e lajmeve Reuters.
Në një dokument me mbi 150 faqe dërguar Google gjatë muajit Prill, Komisioni Europian akuzon gjigandin e motorit të kërkimit për abuzim me pozitat dominuese të Android, shkruan pcworld.al.
Komisioni Europian i sheh të papërshtashme praktikat e Google të pagesave ose uljeve të çmimeve për prodhuesit e telefonëve në mënyrë që të instalojnë Google Play Store dhe Google Search.
Autoritetet gjithashtu synojnë ti japin fund detyrimit të prodhuesve të telefonëve që të instalojnë aplikacionet e Google nëse kjo cënon parimet e konkurrencës për platformën Android.
Google nuk “mund të ndëshkojë e as kërcënojë” kompanitë të cilat nuk i përmbahen kushteve të saj shkruhej në një prej faqeve të dokumentit. Google rrezikon një gjobë marramendëse për praktika jo konkurrese të cilat besohet se kanë filluar që nga 2011-ta e vijojnë akoma edhe sot.
Këto praktika shkojnë përtej sistemit operativ Android, tek motori i kërkimit madje edhe platforma e reklamave Google Adsense. Në disa raste Google është akuzuar përsëri nga Komisioni Europian për favorizim të shërbimit të saj të shitjeve në kurriz të rivalëve.
Në Korrik Google u gjobit me 6.8 milion dollar nga autoritetet Ruse për të njëjtat akuza. Fushata e egër e shefes së konkurrencës Margaret Vestager ka tërhequr edhe vëmendjen e SHBA-ve të cilat kërcënuan BE-në nëse vijon me akuzat ndaj kompanive Amerikane.