Ja kthen mijëra euro, 16-vjeçari i jep turistit italian portofolin që e kishte humbur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kthen mijëra euro, 16-vjeçari i jep turistit italian portofolin që e kishte humbur

    Insajderi
    21 September 2022 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Efektivët e policisë së Shkodrës janë shtangur, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë.

    Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.

    Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.

    Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse.

    I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark