Në një kohë kur konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut është intensifikuar me sulme që u kanë marrë jetën të paktën 500 personave në 24 orë, Tel Avivi ka publikuar imazhe nga bodrumet e shtëpive në Liban ku pretendon se fshihen armatimet e organizatës ushtarake.
Imazhet tregojnë raketa dhe dronë të fshehur nën shtëpinë e një banesë libaneze duke shërbyer si mburojë njerëzore, ndërsa kjo shihet si tentativë e Izraelit për të shmangur kritikat për sulmet e reja.
Në një nga fotot, Forcat e Armatosura izraelite pretendojnë se tregojnë një raketë me rreze të gjatë veprimi të montuar në një lëshues në papafingon e shtëpisë libaneze.
“Ne po shkatërrojmë atë që Hezbollahu ka ndërtuar për 20 vjet”, tha ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad gjatë një vizite në dhomën e komandës së Drejtorisë së Operacioneve të IDF.
Ndërkohë, zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari deklari se Izraeli goditi të hënën rreth 1,600 objektiva të Hezbollahut në Liban, duke synuar armët e ruajtura në shtëpi.
“Përfshihen raketa lundrimi që mund të arrijnë qindra kilometra, raketa të rënda me një kokë lufte 1000 kg, raketa me rreze të mesme që arrijnë deri në 200 kilometra, raketa me rreze të shkurtër dhe drone të armatosur”, sqaroi ai.