Ja kur ndahen më shumë çiftet dhe zbuloni pse – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja kur ndahen më shumë çiftet dhe zbuloni pse

    Insajderi
    05 October 2023 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur një çift vendos që lidhja e tyre të ketë mbaruar, ajo ndodh pavarësisht nga periudha e vitit, megjithatë ka muaj të caktuar, sipas statistikave, kur divorcet pësojnë “bum”.

    Sipas të dhënave të kompanisë ligjore FindLaw, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj.

    Ndërsa mendimet për divorcin fillojnë më herët, dhe po ashtu edhe ndërmarrja e veprimeve të tilla si konsultimi me terapistin e një çifti në përpjekje për të shpëtuar martesën, shumë gra dhe burra e vonojnë vendimin”, siç shpjegon avokati Mark Ohnstad. Të mos harrojmë se pritshmëritë për festat e fundvitit duan që ne t’i kalojmë si familje.

    Ekziston edhe një arsye tjetër pse normat e divorceve duket se rriten në muajt pas festave: një studim zbuloi se mes bashkëshortëve jobesnikë, 56% e burrave dhe 42% e grave e tradhtuan partnerin e tyre gjatë Krishtlindjeve.

    Por ka edhe një arsye praktike pse dikush mund të vonojë përfundimin zyrtar të martesës së tyre: ndoshta ata vendosin që, nga pikëpamja tatimore, është në interesin e tyre të paraqesin një deklaratë të përbashkët të të ardhurave deri në fund të vitit, përpara se ajo të ndryshojë dhe çifti shkojnë në rrugë të ndara, dhe financiarisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark