Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar në Radio Televizionin e Koosvës se kur pritet të përfundojë studimi i fizibiliteti të sistemit informativ shëndetësorë.
Ai tha se në qershor pritet që ky proces të përfundojë dhe përmes atij sistemi do të bëhej parandalimi i keqmenaxhimeve dhe do të përmirësoheshin shërbimet.
“Fatkeqësisht nuk është kryer me herët, janë investuar miliona euro nga taksapaguesit por edhe nga miqtë evropian por nuk është kryer. Në mandatin e parë premtuam që brena dy viteve do të behët sistemi informativ shëndetësorë kurse brenda katër viteve sigurimi shëndetësor… Ka filluar studimi i fizibilitetit, do përfundoj në muajin qershor dhe do të filloj investimi në resurse njerëzore që ky sistem të behët sepse ka rendësi në shumë dimensione. Parandalimi i keqmenaxhimeve, e dyta do formonte sistem qysh nga referimet sistemi parësor dytësor e tretësore, dhe e treta është parakusht për fillimin e fondit të sigurimeve”, tha Vitia në RTK.