Grupi i ngushtë i njerëzve më të pasur në botë, nuk është se ndryshon shumë shpesh. Por, Insajderi po sjellë një listë të 10 njerëzve më të pasur në botë së bashku me një prapavijë të shkurtër të tyre.
Pasuria: 39.3 miliardë
Mosha: 89
Vendi: Suedi
Industria: Shitje me pakicë
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, IKEA
Ingvar Kamprad është themeluesi i IKEA-s, e cila tash është kompania më e madhe botërore për shitës me pakicë të mobilieve.
Pasuria: $42.1 miliardë
Mosha: 73
Vendi: SHBA
Industria: Shërbime Financiare
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, Bloomberg LP
Michael Bloomberg e kishte themeluar kompaninë e të dhënave financiare në vitin 1981, pas një karriere në bankën e investimeve Salomon Brothers, pjesë e së cilës u bë në vitin 1966. Më pastaj Bloomberg, në vitin 2002 e la kompaninë për t’u bërë Kryetar i Nju Jorkut për tre mandate.
Pasuria: $42.8 miliardë
Mosha: 31
Vendi: SHBA
Industria: Teknologji
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, Facebook
Në vitin 2004, Mark Zuckerberg atëherë në moshën 19 vjeçare, nuk kishte ndonjë arritje të lartë arsimore, por megjithatë ai e hodhi në treg rrjetin social Facebook. Ky rrjet social sot ka rreth 800 milionë përdorues. Ai njihet edhe si një njeri humanitar që shpenzon shumë për luftimin e fenomeneve të ndryshme, ndërsa kishte dhënë 100 milionë dollarë për përmirësimin e kushteve të shkollave publike në një shtet të Amerikës
Pasuria: $45.3 miliardë
Mosha: 71
Vendi: SHBA
Industria: Teknologji
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, Oracle
Në vitin 1977, Larry Ellison u bë bashkë me dy kolegë për të filluar një kompani të shërbimeve elektronike, gjegjësisht kompani programuese. Më pastaj ata fituan mundësinë që të krijojnë një databazë të të dhënave të CIA-s nën projektin e quajtur Oracle.
Projekti është rritur dhe sot ai njihet si Oracle Corp. Kjo kompani tash njihet si e dyta më e famshme në botë në këtë aspekt, menjëherë pas Microsoftit.
Pasuria: $46.8 miliardë
Mosha: 80
Vendi: SHBA
Industria: Investime në fusha të ndryshme
Burimi i pasurisë: Trashëgim/Vetë-arritje, Koch Industries
Charles Koch është pronari dhe CEO i kompanisë “Koch Industries”, kompania e dytë më e madhe private në Amerikë. Vëllai i tij tjetër Davidi, është zëvendëspresidenti ekzekutiv. Kompania ka të punësuar 100 mijë njerëz dhe gjeneron rreth 115 miliardë dollarë nga shitjet.
Pasuria: $47.4 miliardë
Mosha: 75
Vendi: US
Industria: Investime në fusha të ndryshme
Burimi i pasurisë:Trashëgimi/Vetë-arritje, Koch Industries
Së bashku me vëllaun e tij Charles, David Koch po e drejton kompaninë “Koch Industries”.
Pasuria: $56.6 miliardë
Mosha: 51
Vendi: US
Industria: Teknologji
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, Amazon.com
Jeff Bezos e ka fituar pasurinë e tij duke prezantuar tregun elektronik para botës. Pasi shpenzoi kohë të gjatë në sektorin e financave në Wall Street, Bezos themeloi kompaninë “Amazon.com” e cila ofron shërbime të tregut dhe shitje-blerjeve në mënyrë elektronike, përkatësisht online.
Pasuria: $60.7 miliardë
Mosha: 85
Vendi: US
Industria: Investime në fusha të ndryshme
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, Berkshire Hathaway
Warren Buffett është CEO i kompanisë Berkshire Hathaway, ndërkaq karrierën e tij e filloi në moshë të re. Si fëmijë ai dërgonte gazetat me biçikletën e tij. Ai më pastaj e filloi karrierën duke bërë hulumtime të tregut dhe duke bërë shitje-blerje të përqindjeve dhe aksioneve. Ai më pastaj themeloi kompaninë e tij, e cila tërhoqi shumë investime, gjë që e bëri atë kaq të pasur. Ai është edhe mik i mirë me themeluesin e Microsoftit, Bill Gates.
Pasuria: $66.8 miliardë
Mosha: 79
Vendi: Spain
Industria: Tregti dhe shitje me pakicë
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, Inditex
Amancio Ortega është njeriu i dytë më i pasur në botë, falë kontrollit të tij që i bën kompanisë Inditex. Ai si fëmijë 14 vjeçar punonte si fëmijë dërgues i rrobave dhe produkteve të butileve të ndryshme. Më pastaj ai themeloi një kompani të vogël të shitjeve të fustaneve, e cila sot është njëra prej “perandorive” më të mëdha të modës në botë.
1.Bill Gates
Pasuria: $87.4 miliardë
Mosha: 60
Vendi: US
Industria: Tech
Burimi i pasurisë: Vetë-arritje, Microsoft
Në moshën vetëm 20 vjeçare, Bill Gates ishte bashkëthemelues i Microsoftit me shokun e fëmijërisë Paul Allen. Vetëm disa muaj para ditëlindjes së tij të 31-të, kompania u bë publike, duke e bërë Bill Gatesin miliarder. Ai shërbeu si CEO i softuerit titan deri në vitin 200 dhe ka qenë drejtori dhe aksionari më i madh deri në vitin 2014. Edhe pse ai është ende pjesë e bordit, Gates nuk është më i përfshirë direkt në Microsoft./Insajderi