Sot bota e futbollit u trondit nga lajmi se Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit aktual.
“Jurgen Klopp ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si trajner i Liverpool në fund të sezonit aktual, pasi ka informuar pronësinë e klubit për dëshirën e tij për t’u larguar nga pozicioni i tij kur të mbyllet sezoni 2023-24”, shkroi faqja zyrtare e Liverpoolit.
Por, Liverpool tashmë mund të ketë një zëvendësues të ëndrrave.
Trajneri i Leverkusenit, Alonso thuhet se ka një klauzolë në kontratën e tij që do t’i lejojë atij të largohet nga klubi për në Liverpool, Real Madrid ose Bayern Munich.
Gazeta gjermane BILD raporton se klauzola e kontratës do të jetë aktive në verën e vitit 2024, me Alonson që u emërua trajner i Leverkusenit në tetor 2022.