Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pasi ia mësyu ta sulmonte gjyqtarin mbrëmë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ja me sa ndeshje pritet të dënohet Rudiger pasi ia mësyu ta sulmonte gjyqtarin mbrëmë

    Insajderi
    27 April 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, po përballet me një dënim tejet të ashpër pasi hudhjes së një objekti në drejtim të gjyqtarit në shenjë nervozizmi pas finales së Kupës së Mbretit.

    Në minutat e fundit të humbjes së Real Madridit me rezultat 3-2 ndaj Barcelonës në finale, Rudiger dhe bashkëlojtarët e tij ishin tejet të frustruar pas një vendimi të gjyqtarit i cili shkoi në favor të Barcelonës duke ndalur një sulm nga Kylian Mbappe.

    Rudiger ishte aq i zemëruar me vendimin, sa që ai ka hedhur sipas raportimeve një qese me akull drejt gjyqtarit.

    Për këtë veprim, gjermani u ndëshkua me karton të kuq, teksa fatin e njëjtë e patën edhe Lucas Vazquez dhe Jude Bellingham pas protestave të tyre të ashpra.

    Pasi u përjashtua, Rudiger u desh të mbahej nga një pjesë e stafit në mënyrë që të parandalohet ndonjë sulm i mundshëm fizik ndaj gjyqtarit De Burgos Bengoetxea.

    Sipas një raportimi nga Cadena SER, ai mund të dënohet prej 4 deri në 12 ndeshje, që do të thotë se mund të suspendohet për pjesën e mbetur të sezonit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark