Bashkimi Evropian nuk e di se kur do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Maja Kocijanciq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Komisionit Evropian, Frederica Mogherini, ka thënë se dialogu do pritët të rifillojë në javë, apo muajt në vazhdim, por ka thënë se në këtë fazë nuk mund të japin një datë se kur mund të vazhdojë dialogu mes dy vendeve.
“Asnjë datë nuk është vendosur ende sa i përket vazhdimit të dialogut të nivelit të lartë Kosovë Serbi. Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët në mënyrë që dialogu të vazhdojë në javët dhe muajt që vijnë”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.
Dialogu, Kosovë – Serbi ishte pezulluar me anë të një rezolute në Kuvendin e Kosovës pas ndalimit të ish – kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë me një fletarrest të lëshuar nga Serbia nën pretendime për krime lufte nga popullatës jo shumicë.
Për një rikthim të bisedimeve nuk është folur në Kosovë. Por, Kryetari i forumit për marrëdhënie etnike në Serbi, Dusan Janjiq ka deklaruar se raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me shumë gjasë do të vazhdojë në fillim të muajit maj./Insajderi.com