Ja përse shumë femra të mençura dhe joshëse janë ende beqare - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja përse shumë femra të mençura dhe joshëse janë ende beqare

    Insajderi
    03 August 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A e njihni ndonjë femër të mençur, joshëse e të mahnitshme në çdo aspekt dhe filloni të mendoni se përse ajo është beqare? Ajo mund të jetë me këmbë për tokë, tejet e shoqërueshme dhe e kujdesshme, por prapëseprapë ju habit fakti se përse është beqare.

    Epo, femrat e tilla nuk janë beqare sepse mendojnë shumë lart për vetveten apo e konsiderojnë veten superiore ndaj tjerëve, por për shkak se e kanë të vështirë ta gjejnë një mashkull që i meriton ndjenjat e tyre të dashurisë dhe respektit.

    Nuk janë të frikësuara nga lëndimet e zemrës, dështimet e lidhjes apo nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës. As mund të mos jenë të interesuara vetëm pas karrierës. Jo. Aftësitë e tyre intelektuale dhe vetë-respekti i lartë janë atë çfarë i parandalojnë ato të futen në lidhje me dikë që nuk ia vlen.

    Një femër super e mençur, joshëse dhe e mahnitshme nuk dëshiron ta humbë kohën dhe energjinë e saj me një mashkull që nuk mund t’i kushtojë vëmendje në të gjitha aspektet e jetës së saj. Të qenurit me dikë që nuk ka vetëbesim dhe ndjenja të përkushtimit, është diçka që ato nuk e pranojnë.

    Prandaj, në rast se keni menduar ndonjëherë se përse femrat e tilla janë ende beqare, këto janë disa prej arsyeve:

    Kanë standarde të larta

    Këto femra inteligjente e të mahnitshme janë shumë të vetëdijshme për vlerën që kanë dhe nuk pranojnë më pak nga meshkujt sesa që ato meritojnë. Ato kërkojnë për meshkuj të fuqishëm, me vetëbesim, të pavarur dhe ambiciozë.

    Nuk i tolerojnë gjepurat

    Po pra – kjo nuk është befasuese aspak! Këto lloj femrash janë alergjike nga manipuluesit, gënjeshtarët, hipokritët, tradhtarët e të gjithë llojet tjera të njerëzve.

    Ato asnjëherë nuk e lejojnë dikë të luajë me ndjenjat e tyre dhe t’i gënjejë.

    Nuk pranojnë të jenë opsioni i dytë

    Këto lloj femrash gjithmonë janë të parat në rend dhe asnjëherë s’pranojnë diçka ndryshe.

    Nëse shumica e meshkujve janë aq naivë sa të besojnë që femrat e tilla mund t’i zëvendësojnë lehtë, ata e kanë tmerrësisht gabim këtë gjë.

    Femrat e tilla kanë një shqisë të gjashtë dhe nëse ndihen se diçka e çuditshme po ndodh prapa shpinës së tyre, ato e ndalojnë atë para se të fillojë ende!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    13 January 2025
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark