Celularit ose tabletit po i mbaron bateria dhe ti e ke harruar karikuesin në shtëpi? Nuk ka asgjë të keqe që t’ia kërkosh hua një pasagjeri tjetër në aeroport apo në recepsionin e hotelit … apo jo ?!
Në vitin 2019, ky është një gabim shumë i madh,” shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike.
“Janë disa gjëra në jetë që thjesht nuk duhet t’i marrësh borxh,” shprehet Charles Henderson nga IBM Security.
“Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet apo çorapet, nuk besoj se do t’i pyesni të gjithë bashkëudhëtarët për t’ua huazuar ato. Do të shkonit në një dyqan e do të blinit një palë të reja,” shprehet ai.
Henderson drejton një ekip hakerash ku klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “hakojnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij përdor një truk që u mëson klientëve që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.
Po ashtu, javën e kaluar, në Konferencën e hakerave të mbajtur në Las Vegas, një haker me nofkën “MG” prezantoi një karikues iPhone që e kishte modifikuar, shkruan scan.tv.
Pasi e lidhi me një kompiuter, ai u fut direkt në IP-në e tij dhe e hakoi atë. Hakeri sipërmarrës tha se kishte një numër të konsiderueshëm karikuesish të tillë me 200 dollarë copën.