Ja pse kurrë nuk duhet të ndani produktet e make-upit me të tjerët - Insajderi
×
LifeStyle

Ja pse kurrë nuk duhet të ndani produktet e make-upit me të tjerët

Insajderi
20 August 2024 - 16:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ekspert i optikës ka thënë se nuk duhet të ndani brushat dhe produktet e make-upit, duke paralajmëruar kështu edhe rreziqet.

“Asnjëherë mos i ndani produktet e make-upit pasi kontaminimi i kryqëzuar mund të përhapë infeksione virale, duke çuar në ënjtje të qepallave, inflamacion të syve apo edhe rrjedhje”, paralajmëron Imran Ali.

“Nëse keni ndarë produkte kozmetike dhe keni vënë re ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të caktoni një takim me okulistin tuaj”.

Imran gjithashtu thekson rrezikun e përdorimit të grimit të skaduar.

“Produktet e make-upit nuk kanë ndonjë datë të caktuar skadence sikurse ushqimi dhe është vështirë të dihet nëse janë prishur vetëm duke i parë”, shpjegon eksperti.

“Në përgjithësi, grimi mund të zgjasë diku 3 muaj deri në një vit, por në varësi të mënyrës se si e keni ruajtur grimin tuaj mund të ndikojë se sa zgjat produkti”.

“Unë do të rekomandoja të kontrolloni udhëzimet e produktit për të parë nëse grimi juaj është ende i sigurt për t’u përdorur. Gjithashtu mund të minimizoni mundësinë e rritjes së baktereve nëse pastroni aplikuesit ose furçat e grimit tuaj çdo 7 ditë”.

Imran nënvizon rëndësinë e larjes së duarve përpara se të aplikoni makijazhin, duke vënë në dukje se dështimi për ta bërë këtë mund të rrisë përhapjen e mikrobeve dhe baktereve të dëmshme që më pas mund të përfundojnë në sytë tuaj.

OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
19 December 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark