×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin gjatë natës kur jeni në gjumë

    Insajderi
    27 October 2024 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumica e njerëzve preferojnë të karikojnë telefonin gjatë natës.

    Por, zjarrfikësit e Montrealit janë ende duke menduar për një zjarr shkatërrues që luftuan në fund të muajit të kaluar, kur u dogj një kontejner me bateri duke rezultuar në një zjarr të madh.

    Tymi dhe era e kimikateve të djegura qëndruan në ajër për orë të tëra.

    Shqetësimi që ata kanë është me bateritë e litium-jonit që përdoren për të fuqizuar telefonat inteligjentë, shkruajnë mediat e huaja.

    Këto mund të marrin flakë ndërsa telefoni juaj është duke u karikuar dhe ju jeni në gjumë të thellë.

    Zjarret e tilla janë të vështira për t’u shuar dhe për ta bërë këtë kërkon shumë kohë dhe shumë ujë.

    Meqenëse numri i produkteve që mbështeten në përdorimin e baterive me jon litium po rritet, numri i zjarreve që përfshijnë një teknologji të tillë rritet çdo vit.

    Andaj, preferohet që telefoni të karikohet kur të jeni zgjuar dhe vigjilent.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark