Ja pse PDK-ja u rritë në përqindje në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas Bedri Hamzës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja pse PDK-ja u rritë në përqindje në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas Bedri Hamzës

    Insajderi
    21 June 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se sot PDK-ja është busulla që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejt bashkimit të shoqërisë sonë.

    Hamza në Konventën e Përgjithshme të partisë, të njëmbëdhjetën me radhë, u shpreh se PDK është e gatshme ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të sigurtë dhe më të mirë.

    “A e dini pse nxorëm rezultat më të mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit? Sepse, ne e depolarizuam shoqërinë kur të tjerët provuan ta përçanin. Ne i bashkuam qytetarët rreth programit tonë. Në vend të retorikave boshe, ne ofruam program, zgjidhje, paga e mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe transformim ekonomik për shtetin tonë. I lamë anash dallimet e vogla për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe interesit të përgjithshëm. Këtë po e bëjmë edhe sot në këtë konventë me vazhdimin e besimit për kryetarin Memli Krasniqi dhe për strukturat e reja të partisë. Këtë duhet ta bëjmë edhe më 12 tetor në çdo komunë të Kosovës dhe kurdo që në pyetje është interesi i qytetarëve dhe i shtetit tonë”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark