Ja pse Roma duhet ta shes Pjaniçin këtë verë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ja pse Roma duhet ta shes Pjaniçin këtë verë

    Insajderi
    05 June 2016 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miralem Pjaniç dhe Radja Nainggolan janë dy mesfushorët më të kërkuar të Serisë A këtë verë, por situata e dy yjeve të Romës ndryshon nga njëra dhe tjetra.

    Në njërën anë reprezentuesi belg, Nainggolan, nuk dëshiron të largohet nga Roma dhe klubi kërkon të paktën 45 milionë euro për lirimin e tij.

    Në anën tjetër, Klauzola liruese e Miralem Pjaniç është vetëm 38 milionë euro dhe kontrata e mesfushorit mbaron verën e ardhshme – që do të thotë se klubit romak mund t’i ik mesfushori sezonin e ardhshëm pa asnjë cent.

    nain

    Madje në kontratën e Pjaniçit ekziston një kusht nga i cili i ulet klauzola boshnjakut në vetëm  28 milionë euro që nga muaji gusht i këtij viti – pra, Roma ka mundësi të mirë që ta shes ish-mesfushorin e Lyonit për 38 milionë para se t’i ulet klauzola liruese në gusht.

    Klauzola është një kusht në kontratë, nga i cili futbollisti mund të largohet nëse ndonjë klub tjetër e paguan atë klauzolë që është vënë me nënshkrimin e kontratës.

    Duke parë interesimin e madh të klubeve gjigante evropiane, si Bayern, Barcelona apo Manchester City, mesfushori boshnjak e sheh vetën larg Romës vitin e ardhshëm. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark