Ja sa banorë të rinj futen nesër në Big Brother Vip3 – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ja sa banorë të rinj futen nesër në Big Brother Vip3

    Insajderi
    15 January 2024 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende pa kaluar 48 orë nga nisja e spektaklit më të ndjekur Big Brother Vip 3, në shtëpinë më të famshme kanë nisur intrigat, debatet dhe aleancat mes banorëve.

    ‘Prime’ i ditës së nesërme premton spektakël. Ashtu sikurse u paralajmërua natën e parë, nesër shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.

    Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate ende pa u njohur me njëri-tjetrin. Rikja është përplasur me Julin dhe Gazin, Roza Lati me Ledjonën, Egla me Ilnisën, por jo vetëm.

    Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

    Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet.

    Big Brother Vip vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark