![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kosovës gjatë vitit 2022 i janë shtuar biznese të reja, por edhe i janë shuar disa prej të cilave i kishte.
Gjithsej 10,629 biznese janë regjistruar gjatë vitit të kaluar në Kosovë.
Këtë e kanë bërë të ditur për Insajderin nga zyra për komunikim publik të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ndërsa, 1660 biznese u shuan gjatë 2022-ës.
Sipas MINT, nuk ka ndonjë ndryshim të madh këto statistika nga ato të viteve të kaluara.
“Të dhënët janë gjeneruar prej datës 01/01/2022-13/12/2022, po ashtu vlen të theksohet se nuk ka ndonjë ndryshim të madh me numrin e bizneseve të reja si dhe të shuara, është përafërsisht ky numër”, thuhet në përgjigje.