Kualifikimi i Shqipërisë në “EURO 2016”, ka bërë që të rritet dukshëm numri i futbollistëve shqiptarë që do të luajnë në këtë turne.
Përveç 23 lojtarëve të Kombëtares, janë edhe disa që do të luajnë për kombëtare të tjera. Futbollistët shqiptarë që luajnë për këto kombëtare të huaja janë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia.
Gjashtë shqiptarë janë të ftuar për Zvicrën dhe një nga Gjermania.
Për “helvetët” do të luajnë Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemajli, Mehmedi dhe Tarashaj, ndërsa për kampionin e botës, Gjermaninë, Shkodran Mustafi. /Insajderi.com