Ja sa kripë duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja sa kripë duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin

    Insajderi
    15 December 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kripa e gjellës, ajo që përdorim më tepër përmban sodium. Kjo substancë në sasi tepër të shtuar mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare duke përfshirë dhe hipertensionin.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gram në ditë.

    Një tjetër organizatë e specializuar për sëmundjet e zemrës rekomandon jo më tepër se 2.5 gram sodium në ditë, gjithsesi e njëjta organizatë thotë se 1.5 gram është sasia e duhur për një të rritur. 

    Gjithsesi rreth 21 institute shkencore nga vende të ndryshme kanë dalë në përfundimin se limitet e konsumimit të kripës janë të ulëta, por kjo masë sipas tyre duket e panevojshme.

    Studiuesi Andrew Mente dhe kolegët e tij, udhëhoqën një studim me 94,000 persona, nga mosha 35-70 vjeç, duke u munduar të saktësonin sa kripë duhet që të dëmtohet shëndeti. Në përfundim të studimit, konsumimi ditor optimal i kripës ishte 2 gram ose një lugë kafeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark