Ja sa ndeshje pritet të mungojë Kylian Mbappe pas kartonit të kuq ndaj Alavesit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ja sa ndeshje pritet të mungojë Kylian Mbappe pas kartonit të kuq ndaj Alavesit

    Insajderi
    13 April 2025 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappé e kapërceu kufirin me një goditje të pamatur kundër Antonio Blancos, duke u ndëshkuar me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes mes Real Madrid dhe Deportivo Alavés në Mendizorroza.

    Në fillim, gjyqtari Soto Grado, i tregoi atij vetëm një karton të verdhë , por Gil Manzano e paralajmëroi shpejt se ishte një veprim që ia vlente, të paktën, rishikimin e tij në monitor.

    Pasi e pa, iu deshën vetëm disa sekonda për të vendosur dhe për të ndryshuar mendje: francezi u përjashtua nga fusha. Edhe ai vetë e dinte që hyrja e tij kishte qenë e tepruar dhe ishte larguar pa protestuar shumë.

    Sanksioni, natyrisht, do të ndikojë vetëm në La Liga, përveç nëse është për më shumë se katër ndeshje. Në atë rast, ai mund të humbasë edhe finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës.

    Cilat ndeshje do t’i humbasë Mbappe nëse dënohet me tri ndeshje?

    Real Madrid – Athletic

    Getafe – Real Madrid

    Barcelona vs Real Madrid (mund të luajë në finalen e Kupës së Mbretit)

    Real Madrid – Celta de Vigo

    SHIH EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark