BE-ja s’do të vendosë masa kursimtare shtesë për Greqinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE-ja s’do të vendosë masa kursimtare shtesë për Greqinë

    Insajderi
    11 May 2016 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Greqi ka qetësi pas lajmit të Kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, se BE-ja nuk do të aplikojë masa të tjera kursimtare ndaj vendit.

    “Greqia nuk është vetëm dhe e izoluar. Ajo gëzon mbështetjen e forcave politike dhe qeverive, të cilat kanë kuptuar më në fund se ky vend dhe njerëzit e tij kanë të drejtën që të kthejnë faqen e të nisin një kapitull të ri”, deklaroi Kryeministri helen në mbledhjen e qeverisë.

    Pas thirrjes së Gjermanisë për të mos e ngarkuar shtetin helen me masa të tjera të ashpra, pasi kjo do të ndikonte në ecurinë e tij, ministrat e Financave reaguan pozitivisht.

    “Mendoj se është shumë e rëndësishme që sot eurogrupi përshëndeti paketën e reformës, sepse është e domosdoshme që Greqia të bëhet më konkurruese, të ndihmohet për të gjetur rrugën e saj të zhvillimit, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investime”, u shpreh Pierre Moscovici, komisioner i BE-së për Ekonominë dhe Financat.

    Pas aprovimit të reformave nga Parlamenti grek, shumica e ministrave tha se ishin dakord për një formë të lehtësimit të borxheve, duke i dhënë Greqisë një periudhë kohore për maturimin e obligacioneve nga 2018-a, në qoftë se vendi arrin deri atëherë teprica primare, lëvizje këto që do të vendosen në një samit të ardhshëm më 24 maj, njofton gazeta shqip.

    “Tani ka më shumë lojtarë që duan një zgjidhje, sesa lojtarë që nuk duan. Dhe kjo ishte padyshim ndjenja ime sot”, deklaroi Efklidhis Tsakalotos, ministër i Financave të Greqisë. Pavarësisht kërkesës së FMN-së për masa shtesë përtej vitit 2018 në rast se nuk arrihen objektivat, Greqia ka propozuar dhe pranuar një mekanizëm, i cili do të shkurtojë automatikisht pagat dhe pensionet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark