×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ja sesi të fshini të gjitha cicërimat tuaja

    Insajderi
    11 November 2017 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I keni dëgjuar historitë horror kur një grua humbiste vendin e punës sepse kishte postuar diçka një dekadë më parë. Apo burri i cili u poshtërua sepse publikoi një cicërimë e cila mund të interpretohej gabimisht nga kushdo.

    Realiteti është me personalitetet tona në median sociale janë një zgjatim i personalitetit tonë real.

    Ka roje pafund që kontrollojnë identitetin online e lista vazhdon. Nëse jeni penduar për diçka që keni publikuar më parë, ju mund ta fshini lehtësisht pa marrë masa drastike si mbyllja e llogarisë.

    Ja sesi të fshini të gjitha cicërimat

    Twitter në të vërtetë nuk ofron një mënyrë për fshirjen e të gjitha cicërimave. Në fund të fundit heqja e përmbajtjeve nga rrjeti social nuk është në interesin e kompanisë.

    Në vend të saj do të përdorim një mjet nga një palë e tretë. Quhet TweetDelete dhe mund të fshijë automatikisht deri në 3,200 cicërima njëherazi.

    Ndiqni hapat sesi të përdorni Tweet Delete:

    • Vizitoni faqen TweetDelete
    • Klikoni Sign in with Twitter dhe autorizoni aplikacionin
    • Klikoni kutinë Delete All my existing Tweets before activating this schedule
    • Klikoni kutinë Post to my feed to let my friends know i activated TweetDelete dhe Follow @Tweet_Delete for future updates
    • Klikoni Activate TweetDelete
    • Sapo procesi të komplotohet hapni llogarinë në Twitter shkoni në Settings and Privacy – Apps dhe revokoni aksesin e TweetDelete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark